Ylberi Dua në klipin e ri “Physical”


[ad_1]

Dua Lipa ka prezantuar të premten për fansat këngën e saj më të re “Physical”.

Kënga e cila vjen si një stil i viteve 80’s e sjell Duan të veçantë në performancë dhe stil, gjë për të cilën ajo ka punuar me një numër të madh bashkëpunëtorësh.

E veçanta e klipit është se Dua shfaqet në disa skena të ndryshme dhe në secilën prej tyre ka një ngjyrë ndryshe në dukjen e saj.

Së fundmi, përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, artistja Lipa ka treguar se realizimi i këtyre skenave nuk ishte i lehtë, pasi ajo u desh të ndërrojë tërësisht veshjen dhe makijazhin plot shtatë herë.

“Ne bëmë disa herë ndërrimin e makijazhit”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, që tregonin ndryshimin e saj drastik nga skena në skenë.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows