Wanda Nara e shikon si diçka të zakonshme formën që po kalon Romelu Lukaku tek skuadra e Interit.
Sulmuesi belg ka shënuar aktualisht 10 gola në Serie A duke bërë të harrohet disi një ish si Mauro Icardi që mbante veshur fanellën me numër “9” tek zikaltrit. Lidhur me krahasimet në emisionin “Tiki-Taka”, bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara është shprehur se Lukaku nuk ka bërë atë që po bën Icardi me Psg në Ligën e Kampioneve:
“Do të ishte mirë ta shohim Lukakun edhe në ndeshje të mëdha. Ai nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve dhe fazën me eliminimit direkt do ta shikojë në TV. 9-shi i fundit i Interit i shënoi 150 gola. Mendoj se Conte është pasuria e vërtetë e Interit. Ai e bën dallimin. Lukaku është kritikuar pas Ligës së Kampionëve, ndërsa tani po lavdërohet sikur është fenomen. Unë jam tifoze e Interit por nuk mund ta duroj mungesën e respektit sepse po flasim për ish-numrin 9 dhe unë jam këtu,” përfundoi Nara.