“Vrasëse”, Kate Upton sulmohet teksa stërvitej


[ad_1]

Super modelja Kate Upton u etiketua si “vrasëse e pashpirt” nga një grup aktivistësh për të drejtat e kafshëve. 27-vjeçarja ishte duke u stërvitur në New York City, kur një grup protestuesish u futën në mes të seancës së saj të fitnesit.

Grupi vegan mbante një sërë pankartash në duar ku mes të tjerash, Upton, cilësohej si “vrasëse e paturp”.

Pavarsisht tensionit, Kate e përballoi shumë qetësisht konfrontimin, pasi qëndroi me duart në bel, ndërsa grupi u përpoq të prishte seancën saj të stërvitjes.

Protestuesit i referoheshin faktit që Upton promovoi markën luksoze “Canada Goose” e cila është kritikuar prej kohësh për përdorimin e lëkurës së kojotës dhe pendëve të patës.

Kate Upton shkaktoi mjaft zemërim muajin e kaluar kur ndau një imazh të vetes me bashkëshortin e saj, Justin Verlander teksa përfaqësonin kompaninë kanadeze të veshjeve dimërore në një postim për Ditën e Mirësisë Botërore.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows