Vizita e Princit Harry shkakton tension mes tij dhe Camilla: “Je një turp për familjen dhe monarkinë”


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Vizita e Princit Harry shkakton tension mes tij dhe Camilla: “Je një turp për familjen dhe monarkinë”



Princi Harry bëri një udhëtim 5500 milje nga shtëpia e tij në Los Anxhelos, Kaliforni, në shtëpinë e mbretit Charles në Clarence për të vizituar babanë e tij, 75 vjeç, i cili së fundmi u konfirmua se ishte diagnostikuar me kancer pasi u trajtua për një prostatë të zmadhuar.

Megjithatë, vizita e tij nuk shkoi aq mirë kur Mbretëresha thuhet se urdhëroi Harry-n të largohej pas vetëm 30 minutash dhe me sa duket i tha atij që të mos kthehej më kurrë, sipas “RadarOnline”.

“Madhështia e saj ishte e zemëruar që Harry fluturoi nga shtëpia e tij e bukur në Kaliforni pa marrë miratimin e pallatit” tha një oborrtar për National Enquirer.

Thuhet se Harry kërkoi që Camilla të largohej nga dhoma ndërsa ata flisnin. Kjo nuk i pëlqeu njerkës së tij, e cila u martua me Charles në 2005.

“Më kanë thënë Camilla ishte e indinjuar”, vazhdoi oborrtari.

“Camilla i ka kaluar të gjitha situatat pa grindje në të kaluarën, por përdorimi i kancerit të burrit të saj si një marifet për tu dukur ‘djali i dashur’ ishte pika e fundit. Pas bashkimit babë-bir, dëgjoj që ajo i tha Harrit se ai është një turp për babain e tij, familjen dhe monarkinë!”







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows