Victoria Beckham: ‘Sekreti i martesës tonë është komunikimi’, David është një baba shumë i mirë


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Këngëtarja dhe stilistja e famshme amerikane, Victoria Beckham, thotë se burri i saj David Beckham është “një baba shumë i mirë”.
45-vjeçarja e ka lavdëruar yllin e futbollit për faktin se me të vërtetë është një baba i mahnitshëm për katër fëmijët e tyre – Brooklyn, 20 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe Harper, 8.Duke folur me Jimmy Kimmel ajo tha: “Unë jam martuar me të për më shumë se 20 vjet, ai është shumë afër meje. Ai është një baba shumë i mirë”.“David kujdeset për fëmijët dhe ne kuptohemi shume mirë. Un jam në shtëpi,kur ai është larg, kështu që njëri prej nesh është gjithmonë atje me fëmijët”.Ndërkohë, Victoria më parë rrëfeu “sekretin” për martesën e saj të suksesshme me burrin David dhe sipas saj sekreti qendron tek komunikimi.

Ajo tha: “Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre. Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e mbështesin njëri-tjetrin dhe, ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi fat që ne po rritemi së bashku. Ju e dini, ne e duam familjen tonë”.Victoria më parë kishte pranuar se ajo dhe David janë “më të fortë së bashku” se sa do të ishin vetë, dhe ata kanë “respekt” për familjen e tyre.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows