Vetëm 10 vjeçe, North West do të publikojë albumin e saj të parë muzikor


[ad_1]

Vetëm 10 vjeçe, North West do të publikojë albumin e saj të parë muzikor



North West duket se do të ndjekë hapat e të atit që në moshë shumë të vogël, pasi ajo njoftoi pak ditë më parë, në kuadër të një eventi muzikor të zhvilluar në Arizona, se do të publikojë albumin e saj muzikor.

Sipas Billboard, North tha se është duke punuar me albumin , i cili do të titullohet ‘Elementary School Dropout’. Titulli është pak problematik, pasi praktikisht do të thotë “ai që e la shkollën fillore”, por ndoshta North dëshiron të bëjë homazhe për albumin e parë të babait të saj të titulluar The College Dropout, domethënë “ai që e la universitetin”.

North West nuk është e huaj për industrinë e muzikës, pasi është shfaqur në disa nga publikimet e babait të saj, të cilat madje kanë arritur në krye të top-listave.

Ajo së fundmi prezantoi para audiencës së saj alter egon, Miss Westie, e cila këndoi një këngë rap si pjesë e bashkëpunimit të babait të saj me Ty Dolla $ign. Prandaj ka shumë të gjasa, që debutimi i saj muzikor do të ketë sukses.







[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows