Vdes në moshën 61 vjeçare këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson


[ad_1]

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë Roxette, Marie Fredriksson. Ajo njihet si këngëtare e pop duo-s Roxette dhe ishte një nga zërat më të njohur .
Familja e saj në një prononcim për gazetën suedeze Expressen, tha se është e trishtueshme të jepet njoftimi për vdekjen e saj.
“Është e trishtueshme t’ju njoftojmë se një nga artistët tanë më të mëdhenj dhe më të dashur ka vdekur”, thuhet në njoftimin e familjes.
Në muajin shtator tëvitit 2002, ishte zbuluar se ajo kishte tumor në tru, dhe iu dha një shans prej 25 % për të mbijetuar. Por ajo mbijetoi deri tani, por me probleme të shumta shëndetësore.
Ajo performoi deri në vitin 2016, kur më pas njoftoi për pensionim për shkak të efekteve nga terapitë e rrezatimit.
Partneri i saj në Roxette, Per Gessle, shprehu dashurinë e tij për Fredriksson dhe familjen e saj dhe tha se “gjërat nuk do të jenë kurrë më njësoj”
Në 1984 Marie Fredriksson publikoi albumin e parë si soliste, “Het Vind”, ndërsa paraqitja e parë si pjesë e grupit të famshëm suedez ishte në vitin 1987.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows