Usher zbulon pse Justin Bieber ‘e refuzoi’ në Super Bowl


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Usher zbulon pse Justin Bieber ‘e refuzoi’ në Super Bowl



Usher ka zbuluar pse Justin Bieber nuk iu bashkua gjatë shfaqjes së tij në Super Bowl 2024 duke iu dhënë kështu fund aludimeve për prishjen e miqësisë mes tyre.

“E dini çfarë, nuk funksionoi me Justin. Unë e respektoj dhe e pranoj që vëllai im… Mendoj se mund të ketë qenë thjesht fakti që ai dëshiron të tregojë një histori tjetër dhe unë e kuptoj këtë”,tha këngëtari 45-vjeçar në një postim në Instagram.

“S’ka humbur miqësia apo gjëra si këto”, tha Usher.

Usher, i cili e ndihmoi  Bieber, si adoleshent në industrinë e muzikës, konfirmoi se ai kishte “një bisedë të shkurtër” me të dhe se ata vendosën se do të bashkëpunonin “në të ardhmen”.

Artisti zbuloi gjithashtu se kishte folur me disa bashkëpunëtorë të tjerë për shfaqjen e madhe, përveç Bieber. Në skenë ai performoi me Alicia Keys, H.E.R., Jermaine Dupri, Lil Jon, Ludacris dhe will.i.am. Performanca e Usher u ndoq nga 30.1 milionë familje, sipas Forbes duke mposhtur koncertin e vitit të kaluar, gjatë të cilit Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë.

 







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows