U përfol për një lidhje mes tyre, Agnesa Vuthaj sqaron marrëdhënien me miliarderin indian


[ad_1]

Agnesa Vuthaj ka zgjedhur t’u përgjigjet me një status të gjatë në Instagram të gjithë atyre që dje kishin kryetitull ‘Agnesa e dashuruar me miliarderin indian 23 vite më të madh’.

Ajo sqaroi se ka marrëdhënie bashkëpunimi dhe miqësore jo vetëm me Sandesaran por edhe me familjen e tij dhe bashkëshorten e në fund shtoi se nëse do zgjidhte një të dashur miliarder, do të ishte djali i tij, trashëgimtari i vetëm i një familjeje të pasur.

Reagimi i plotë…

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marr informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femrës.

Nuk kam rënë pre e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie pre e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemsim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja.

Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

Chetaan Sandesara së bashku me të vëllanë, Nitin Sandesara, janë në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash. Skandali u publikua në muajin shkurt vitit të kaluar, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti i Indisë, dhe dyshohet se jetojnë në Nigeri.

The post U përfol për një lidhje mes tyre, Agnesa Vuthaj sqaron marrëdhënien me miliarderin indian appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows