Kënga “Plas” e Flori Mumajesit, fituese në “Kënga Magjike” e vitit të kaluar, një nga baladat më të ndjera të muzikës shqiptare që na thyu zemrat nga melankolia, sot e tutje do të na bëjë të kërcejmë.
Vetëm pak minuta më parë u lançua në Youtube “Plas remix” nga çunat e Threedots Klajdi Haruni, Bruno, Andrea dhe Flori.
Këndoni, kërceni dhe ktheni disa gota me fund kur të dëgjoni “Plas remix”, sepse nëse nuk keni marrë ende një dhuratë, konsiderojeni këngën si të tillë