Temperaturat zbresin në zero gradë në fundjavë, e diela dita më e ftohtë e javës


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Temperaturat zbresin në zero gradë në fundjavë, e diela dita më e ftohtë e javës



Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows