“Ta mbysim dhe ta djegim”, publikohen mesazhet e Johnny Depp për Amber Heard


[ad_1]

Gjykata e Lartë e Londrës lexoi së fundi disa mesazhe të Johnny Depp ku kërcënon me vdekje gruan e tij asokohe, Amber Heard.
Në nëntor të vitit 2013, Depp i dërgoi një mesazh aktorit Paul Bettany ku shkruan: “Le ta djegim Amber.” Në të njëjtën ditë, dërgoi një tjetër mesazh ku thotë: “Le ta mbysim para se ta djegim! Do përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur.” shkruan The Guardian.

Mesazhet u lexuan gjatë seancës së Depp kundër gazetës The Sun, pasi kjo e fundit botoi një artikull në 2018-n ku aludonte se Depp e dhunoi fizikisht Heard. Avokatët e mëparshëm të Depp ndanë me avokatët e The Sun një arkivë prej 70 mijë mesazhesh.
Mesazhet u paraqitën nga The Sun për të vërtetuar se Depp ishte vërtet abusiv dhe i dhunshëm, por ai i mohon këto akuza. Heard thotë se Depp e dhunoi në një avion privat në maj të 2014-s. Avokati i Depp thotë se mesazhet vërtetojnë të kundërtën.
Gjithashtu, Depp ka paditur Heard për shpifje në lidhje me një ese që ajo botoi në The Washington Post.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows