Striptistja e vërtetë që shërbeu si frymëzim për personazhin e Jennifer Lopez në ‘Hustlers’ ka kërcënuar se do të hedhë në gjyq producentët e filmit. Samantha Barbash pretendon se nuk është shpërblyer nga kompania filmike STX Entertainmet, për përdorimin e personalitetit, biografisë dhe identitetit të saj.
Në 2017, Barbash u dënua me 5 vjet me liri me kusht pasi bashkë me një grup striptistesh të tjera dehnin klientë të pasur dhe përfitonin shuma të mëdha parash nga kartat e tyre të kreditit. E njëjta gjë ndodh në ‘Hustlers’, ku Jlo luan Ramonën, një striptiste që në bashkëpunim me femra të tjera në Neë York vjedhin para dhe drogë nga tregtarë stoqesh dhe drejtorë kompanish që frekuentojnë klubin e tyre. Që pprej shfaqjes më 13 shtator, filmi ka arritur të mbledhë 72 milionë dollarë fitime në të githë botën.
The post Striptistja që frymëzoi ‘Hustlers’, padi producentëve për shfrytëzim të biografisë dhe identitetit të saj… appeared first on 98.5 FM.