Shkollat, çerdhet e kopshtet mbyllen pa afat


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur pa afat deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Urdhri përfshin mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Urdhi i parë i marrë me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhi i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill.

Mësimi, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows