[ad_1]
Mbrëmja e djeshme në edicionin e 54- ërt të Super Bowl në Majemi ishte e mbushur me gjak latin. Jennifer Lopez dhe Shakira ishin ngarkuar me detyrën për të ngritur në këmbë publikun e finales së madhe të futbollit amerikan, por edhe telespektatorët në të gjithë botën.
Dritat e “Hard Rock Stadium” u fikën për pak sekonda, përpara se të fokusoheshin të gjitha te Shakira, e cila u shfaq me një kostum të kuq dhe nisi të këndonte këngën “She Wolf”. Këngëtarja kolumbiane vijoi me një miks hitesh të tjera të saj, që e mbylli me “Hips Don’t Lie”.
Më pas, skena ishte e gjitha për Jennifer Lopez, e cila interpretoi “Jenny from the block”, “On the Floor” dhe “Waiting for the night”. I ftuar i JLo ishte edhe J Balvin. Nw fund, dy yjet latine u bashkuan duke e mbyllur spektaklin e pushimit të ndeshjes me “Waka Waka”, himnin e Botërorit të futbollit të vitit 2010.
The post Shakira dhe JLo në një mbrëmje si asnjë tjetër në Super Bowl 2020 appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]