Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka treguar se ka ngrirë dy herë vezët. 29 – vjeҫarja u shpreh për revistën ‘Love’se ka marrë masa për t’u siguruar që një ditë do të bëhet nënë në të ardhmen. Ylli i popit thekson se i do fëmijët dhe se pikërisht për këtë arsye kishte shkuar deri aty sa të ruante dy epruveta në dy ndërtesa të ndryshme, në vende të ndryshme, në rast se njëra nga ndërtesat shembet.
Kjo nuk është hera e parë që Rita diskuton mbi ngrirjen e vezëve. Në vitin 2017, ajo tha se kjo gjë i ishte këshilluar nga mjeku i saj i cili i kishte thënë ta bënte këtë sa ishte e shëndetshme, kështu nuk do të duhej të shqetësohej kurrë më për këtë pjesë.
The post Rita Ora ngrin 2 herë vezët për t’u siguruar që do të bëhet nënë appeared first on 98.5 FM.