[ad_1]
Rita Ora njihej si një prej mikeve më të mira të DJ të njohur, Aviciit.
Ky i fundit u nda nga jeta më 20 prill të vitit 2018, pasi kreu vetëvrasje.
Ai la prapa një karrierë të pasur muzikore, teksa pas më shumë se një viti nga vdekja e tij, familja e të ndjerit ka organizuar një koncert gjigant në vendlindjen e tij, në Stokholm të Suedisë.
E ftuar speciale për të interpretuar në këtë natë ka qenë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila kishte një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Aviciin të titulluar “Lonely together”.
Shqiptarja publikoi në rrjetin social Instagram video nga performanca e saj, duke falënderuar familjen e mikut të saj të ndjerë, që e organizuan këtë spektakël me qëllim të ndërgjegjësimit të njerëzve që vuajnë nga problemet me shëndetin mental.
“Unë dua të falënderoj familjen e Aviciit për organizimin, për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës.” ka shkruar Rita
Ne dëshirojmë që ky koncert të ndihmojë në vendosjen e temës në rendin e ditës dhe t’i kushtojë vëmendje stigmës që rrethon sëmundjen mendore dhe vetëvrasjet. Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e të rinjve”, ka thënë Klas Bergling, babai i Aviciit
[ad_2]