Rita Ora dhe Rafferty Law u dashuruan gjatë xhirimeve të filmit “Oliver Twist”


[ad_1]

Ata konfirmuan romancën e tyre kur morën pjesë në “British Fashion Awards 2019”, kur u larguan dorë për dore nga “Fenty” pas festës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, 29 vjeçe dhe i dashuri i saj i ri Rafferty Law, 23 vjeç u rikthyen së bashku të mërkurën pasdite, duke xhiruar për filmin e ri “twist” ku ata luajnë rolet kryesore, në Somerset House në Londër.

Dyshja ishin mishërimi i profesionalizmit, pasi aktruan në rolet e tyre si Artful Dodger dhe heroi titullar, Oliver Twist.

Rita ishte e veshur me kostumin e policisë, ndërsa Rafferty ishte në uniformën e tij me një palë pantallona dhe xhaketë bezhë.

Dyshja dukeshin të afërt, ndërsa ata xhiruan për azhurnimin klasik të shkrimtarit Charles Dickens – film ky që po xhirohet në kryeqytetin anglez gjatë javëve të fundit.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows