[ad_1]
Viti 2020 e ka gjetur Rihanna-n sërish beqare. Këngëtarja sipas “Us Weekly”, është ndarë nga miliarderi Hassan Jameel.
Bukuroshja nga Barbadosi dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, të dy 31 vjeç, kishin një lidhje që zgjaste prej 3 vitesh.
Ata u panë për herë të parë së bashku në vitin 2017 dhe shpesh fotografoheshin bashkë gjatë pushimeve që kalonin në Evropë.
Vetë Rihanna e konfirmoi lidhjen kur e pyetur në një intervistë në qershor të 2019-ës, nëse ishte apo jo e dashuruar, ajo u përgjigj ‘Sigurisht’. Ndërsa për planet rreth dasmes ajo tha se vetëm Zoti e di. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ndarjes së çiftit.
The post Rihanna i jep fund lidhjes 3-vjeçare me miliarderin Hassan Jameel appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]