Reperi Tekashi 6ix9ine dënohet me 2 vjet burg


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Reperi amerikan “Tekashi 6ix9ine” (23 vjeç), emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dy vjet burg, për shkak të zhvatjes dhe trafikut me armë.

Avokati i tij, kërkoi të dënohej me kohën që tashmë e ka shërbyer, duke pasur parasysh që reperi kishte qenë në paraburgim gjatë gjithë procesit gjyqësor. Gjatë kësaj kohe Tekashi ka dëshmuar kundër disa emrave të njohur duke pretenduar se në bandën e rrezikshme të Brooklynit Nine Trey Gangsta Bloods, është përfshirë edhe Cardi B (26 vjeç).

Kjo e fundit ka mohuar kategorikisht akuzat ndërsa emra si Snoop Dogg, Future dhe Lil Durk e etiketuan atë si ‘spiun’. Pritet që me lirimin gjërat nuk do të jenë më si më parë për reperin 23 vjeçar.

The post Reperi Tekashi 6ix9ine dënohet me 2 vjet burg appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows