[ad_1]
Calvin Klein ka festuar 50 vjetorine krijimit me një reklamë ku ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të modës dhe muzikës si Justin dhe Hailey Bieber, Kendall Jenner, ASAP Rocky, etj. Firma ka organizuar fushatën e radhës për të shoqëruar lancimin e koleksionit më të ri CK50. Ndër të tjera, klipi promovues prej 1 minute, shfaq të sapomartuarit Justin dhe Hailey duke u puthur, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit jepen në një sfond të së kaluarës.
Qëllimi i vërtetë i videos është të tregojë një seri pamjesh që reflektojnë momentet dhe tema historike përmes dekadave të ndryshme. Koleksioni do të jetë për një kohë të shkurtër online në calvinklein.com duke nisur nga 15 tetori dhe do të ketë çmime që variojnë nga 28 dollarë në 170 dollarë.
The post Reklama e re e Calvin Klein shfaq Justin dhe Hailey BIeber duke u puthur appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]