Prindërit dhe 11 fëmijët të infektuar nga koronavirusi


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një familje prej 13 personash në Spanjë është në izolim total pasi janë të gjithë janë të infektuar me koronavirus.

Familja Cebrian prej disa ditësh qëndron në vetëizolim në shtëpinë e saj në Valladolid pasi 2 prindërit dhe 11 fëmijët e tyre kanë rezultuar të gjithë të prekur nga COVID-19.

Nëna, Irene ishte e para që u testua positive me Covid-19 më 14 mars dhe më pas të gjithë fëmijët një nga një filluan të infektoheshin.

Nëna kishte të gjitha simptomat e koronavirusit dhe më pas e këshilluar nga motra dhe babai i saj që janë mjekë, bëri analizën e cila rezultoi pozitive. Fëmijët janë të moshës nga 14 muajsh deri 14 vjeç.

Babai Jose Maria tregon se disa nga fëmijët kanë simptoma më të lehta dhe disa më të rënda. Ai tregon se virusit i duhet disa ditë për t’u shfaqur dhe më pas fillon të ndihesh keq.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows