Princi Harry: “Familja ime nuk është e sigurt në Mbretërinë e Bashkuar”,


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Princ Harry ka deklaruar  se fëmijët e tij nuk mund të  jenë si në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pasi sipas tij mungon mbrojtja adekuate.

Çifti kanë humbur mbrojtjen e tyre që e marrin nga familja mbretërore nga e cila vendosën të largohen në vitin 2020 dhe të vendosen në SHBA.

Harry po e kundërshton këtë vendim në gjykatë nga një agjenci e “Home Office” që tani i siguron atij mbrojtje nga policia rast pas rasti.

Sot, në ditën e fundit të seancës, e cila filloi të martën, avokati i Harry-t, Shahid Fatima, lexoi një deklaratë nga princi, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e apelit të tij.

“Mbretëria e Bashkuar është primare në historinë e fëmijëve të mi dhe një vend ku do të shpresoja që ata të ndihen si në shtëpi, edhe nëse aktualisht jetojnë në SHBA. Por kjo është e pamundur nëse nuk është e mundur të sigurohet mbrojtja e tyre kur ata janë në tokën britanike”, citohet në dokumentin e princ Harry-t.

“Nuk mund ta vë gruan time në atë lloj rreziku, duke pasur parasysh atë që kam kaluar, nuk jam i gatshëm ta vë veten në rrezik të panevojshëm,” ka thënë më tej ai.

Princi theksoi se ai dhe gruaja e tij ishin ndjerë të detyruar të largoheshin nga Britania në vitin 2020 dhe të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore”.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.