Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania



Princi Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën kur ai dhe Meghan u larguan nga Frogmore Mansion si ditën kur ata filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre në SHBA.

Çifti mori sendet e tyre të fundit nga shtëpia Windsor, e cila kishte qenë ‘baza’ e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që kur u transferuan në Kaliforni në vitin 2020, më 29 qershor të vitit të kaluar.

Kjo është edhe data kur Duka i Sussex tha se filloi të jetonte në Amerikë.

Të dhënat e publikuara nga Companies House për “Princ Henry Charles Albert David Duka i Sussex” thonë se vendi/shteti/rezidenca e përhershme e tij e re është SHBA.

Sipas burimeve të brendshme, Harry është thellësisht i lënduar nga urdhri i babait të tij për t’u larguar nga Frogmore me Meghan, që ishte një dhuratë martese nga Mbretëresha Elizabeth.







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.