‘Pres që punonjësit t’ia vënë flakët’, Flori Mumajesi reagon për pikën kufitare të Morinës


[ad_1]

Artisti Flori Mumajesi postoi në rrjetin e tij social shkrimin dedikuar tërmetit të fuqishëm që tashmë është bërë viral.
‘Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakët. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?’ – shkruan Flori.
Më pas shprehet se askujt nuk i hyn në punë prerja e biletave në Kukës pasi Kosova ka paguar abonenë e përjetshme. Kujtojmë se Forcat Speciale të Kosovës i erdhën menjëherë në ndihmë popullit shqiptar për të nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjithë ata që kanë mbetur nën rrënoja.
‘Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndan dhembjen’, vijon Flori.
Shkrimi i tij përfundon duke thënë ‘Ua kthefshim në gëzime!’, ku shpreson që shteti i Kosovës të arrijë në Euro 2020.
Pas tragjedisë së djeshme, deri tani janë raportuar 29 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur. Operacionet e kërkimit nuk janë ndalur për asnjë moment.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows