Politikanë, sportistë dhe artistë, personat e famshëm që rezultojnë të prekur me koronavirus


[ad_1]

Koronavirusi nuk ka kursyer as VIP-at, qofshin ata politikanë, sportistë apo personazhe të showbizit disa prej tw cilwve pas testimit kanë rezultuar pozitivë.

Në Itali rezultojnë të prekur nga sëmundja kreu i PD, Nicola Zingaretti, deputetët Edmondo Cirielli, Claudio Pedrazzini dhe Alberto Cirio, presidentë të Lazio dhe Piemonte si dhe aktorja e njohur Giuliana De Sio.

Ministrja e Shanseve të Barabarta Spanjolle, Irene Montero ka kontraktuar gjithashtu virusin gjatë një marshimi më 8 Mars.

Të infektuar janë gjithashtu Ministri Francez i Kulturës, Frank Riester dhe Ministrja e Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar Nadine Dorries. Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau doli pozitive pas testit për  koronavirusin.

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson njoftuan se u diagnostikuan me COVID-19 ndërsa ishin në Australi për një nga filmat e aktorit.

Edhe sporti është prekur nga pandemia, ku Daniele Rugani, ylli i ekipit kombëtar të futbollit italian rezultoi pozitiv. Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit është testuar pozitivisht për koronavirusin, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën në izolim ndërkohë që NBA pezulloi sezonin e saj pasi lojtari Rudy Gobert doli pozitiv me koronavirus.

The post Politikanë, sportistë dhe artistë, personat e famshëm që rezultojnë të prekur me koronavirus appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows