Piqte mish në skarë për të mbijetuar, tani ka mbi 20 milionë ndjekës dhe vlen 1 miliard dollarë


[ad_1]

Një djalosh si shumë të tjerë, që punon për të mbijetuar në skarën e një restoranti, i gatshëm për të pjekur mishin sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm në Stamboll.  I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

Fotografia nuk e tregon, por përtej atyre syve të qeshur fshihej e ardhmja e një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botën e gastronomisë globale, dhe pse jo edhe të showbizit.

Janë sytë e Nusretit adoleshent, ose siç e njohin tashmë botërisht edhe yjet e sportit dhe Hollywoodit, Salt Bae. Kasapi 35-vjeçar falë videove virale ku i hidhte kripë në një mënyre origjinale dhe pothuajse teatrale mishin e pjekur u shndërrua në një yll të rrjeteve sociale, ku vetëm në Instagram ka mbi 20 milionë ndjekës.

E gjithë kjo famë përkthehet në shumë para, dhe Nusret bashkë me sipërmarrësin që i besoi hapjen e restorantit të parë në 2010 tashmë zotërojnë një perandori që shtrihet nga Stambolli deri në New York, dhe që vlen pothuajse një miliard dollarë. Por këtë, adoleshenti në foto nuk e dinte ende, ndoshta.

The post Piqte mish në skarë për të mbijetuar, tani ka mbi 20 milionë ndjekës dhe vlen 1 miliard dollarë appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows