Pink planifikon të largohet nga muzika në vitin 2020


[ad_1]

Këngëtarja Pink kishte një natë mjaft të gjatë në evenimentin madhështor, CMA Awards 2019, të mërkurën.
Jo vetëm se ajo performoi këngën “Love Me Anyway” me Chris Stapleton, por e gjithë familja e saj ishin aty për ta ndjekur.Para se të fillonte shown, Pink, 40-vjeçe, ka folur me Entertainment Tonight për të sjellë bashkëshortin e saj, Corey dhe dy fëmijët, Willow dhe Jameson, në një event të tillë si CMAS.“Ata e bënë vetëm për dëshirën time. Ata kaluan kohë të mirë”, ka thënë Pink. “Ata ishin këtu për të më parë mua dhe gjithçka ishte e mahnitshme”.Ylli i “Walk Me Home” po ashtu ka folur edhe rreth martesës së saj, duke treguar se në janar, ajo dhe bashkëshorti i saj kremtojnë përvjetorin e 14-të të martesës. “Ai meriton një trofe”, vazhdon ajo. “Ne jemi mësuar me të gjitha, dhe për këtë jemi së bashku”.Më në fund, 40-vjeçarja ka deklaruar se në vitin 2020 dëshiron të shkeputet nga muzika, duke ndjekur edhe turneun në gjithë botën dhe albumin “Hurts 2B Human”.

“Ne i kemi bërë të dyjat dhe tani po bej gjysmë jetë muzikë, dhe Willow do rikthehet në shkollë”, ka thënë Pink.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows