[ad_1]
Ende nuk është konfirmuar nga “Universal Studios” por mendohet se produksioni i “Fast & Furious” do të sjellë sërish Paul Walker në serinë e 9-të të tij me rolin e famshëm të Brian.
Sigurisht që aktori i ndjerë do të rikthehet si hologram ashtu siç ka ndodhur edhe në serinë e fundit megjithatë kjo mbetet ende nën hijen e spekulimeve.
Ishte pikërisht gazetari i hollivudit Daniel Richtman i cili u shpreh se kishte zbuluar që “Universal Studios” mund të rikthejnë sërish aktorin e ndjerë.
“Kam një lajm rreth kastit të një produksioni që nuk e di nëse duhet ta ndaj me ju. Nuk e di se si ndihem rreth kësaj çështje por do ta shohim” -shkroi ai në një postim në Twitter që pasoi nga një tjetër.
“Prita mjaftueshëm. Ata po sjellin personazhin e Paul Walker, Brian në “FF9” -tregoi ai duke marrë reagimin e menjëhershëm të fansave.
Kujtojmë se aktori humbi jetën në një aksident tragjik me makinë në vitin 2013. Ai ishte 40-vjeç.
The post Paul Walker rikthehet sërish në “Fast & Furious 9” appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]