[ad_1]
Pas disa muajve të vështirë, deri në zyrtarizimin e divorcit me Elian, tashmë Princ Leka nuk e fsheh më lidhjen e tij të dashurisë. Teksa ka postuar disa foto me vajzën e tij, me rastin e 1-Qershorit, Leka i ka bërë tag partneres së tij të re, e cila është edhe fotografe.
“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan Leka në postimin e tij.
Pas divorcit të bujshëm me Elia Zaharian, Princ Leka ka nisur romancën dhe bashkëjeton me fotografen e tij, Blerta Celibashi, e cila është disa vite më e vogël se ai.
Nga ana tjetër me vendim gjykate ai ka të drejtën që të takojë çdo javë vajzën, ndërsa i ka lidhur asaj edhe një mbështetje të konsiderueshme financiare.
[ad_2]