[ad_1]
Stilisti i famshëm francez Jean-Paul Gaultier njoftoi se do të dalë në pension pas sfilatës së tij ‘Paris Haute Couture”. Krijuesi ikonik tregoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram se tërheqjen e tij nga industria e modës do të festojë me një ‘party’ madhështore.
Ky moment shënon gjithashtu edhe 50-vjetorin e tij si një ndër stilistët revolucionar të modës. 67-vjeçari do të organizojë një festë të paharrueshme menjëherë pas sfilatës së tij të fundit në Paris. Megjithatë ai nuk do të largohet plotësisht pasi do të vazhdojë të krijojë parfume për markën e tij por nuk do të stilojë më veshje.
The post Pas 50 vitesh në biznes, stilisti i famshëm Jean-Paul Gaultier del në pension appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]