Papa Francesku i kërkon solidaritet Europës


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një festë e pazakontë e Pashkëve 2020 në Itali e kudo në botë. Në sheshin bosh të Shën Pietros në Vatikan ekranët gjigandë transmetojnë live mesazhin e Papa Franceskut.

Lutjen e tij “Urbi et Orbi”, Ati i Shenjtë nuk e përcolli si çdo vit nga ballkoni qëndror i katedrales “Shën Pietro”, por në altarin e brendshëm të Kishës.

Mesazhi i Pashkëve i Papa Franceskos i është drejtuar të gjithë atyre që janë goditur më fort nga pandiemia e Covid 19, familjeve të viktimave që nuk mundën t’i japin as një përshëndetje të afërmëve të tyre, të sëmurëve që vuajnë, atyre që punojnë e kujdesen për të tejrët, atyre që jetojnë në burgje.

“Është një Pashkë në vetmi, e jetuar mes zisë e shqetësimeve të provokuara nga pandemia, nga vuajtja fizike e problemet ekonomike” tha Ati i Shenjtë.
Ati i Shentjë në mesazhin e tij i bëri apel jo indiferencës në një moment kur e gjithë bota po vuan e duhet të jenë të bashkuar për të luftuar pandeminë.
Papa Francesku apeloi Bashkimin Europian për solidaritet e dhënies fund të egoizmit.

“Një mendim special për Europën, tha Ai i Shenjtë, duke kujtuar historinë e këtij kontinenti që pas Luftës së Dytë Botërore “kur shpirti i solidartetit kapërceu rivalitetin e së shkuarës. Sot, Bashkimi Europian ka një sfidë epokale, nga e cila varet jo vetëm e ardhmja e tij por e të gjitëh botës. Prandaj mos ta humbasi këtë rast për të dhënë një tjetër provë solidariteti, qoftë dhe me zgjidhje alternative. Alternativa është vetëm egoizmi i interesave të veçanta e joshja për rikthimin e së shkuarës me rrezikun për të vënë para një prove të vëshitrë bashkëjetesën e paqme e të ardhmen e brezave pas nesh” – tha Papa Francesku.

Ati i Shenjtë apeloi për t’i dhënë fund ndarjeve duke kërkuar armëpushim global të çdo lufte në çdo cep të botës.

“Nuk është as koha e harresës. Kriza që po kalojmë nuk duhet të na lejojë të harrojmë krizat e tjera në botë si ajo humanitare në Azi, në Afrikë, Kriza e urisë dhe e thatësirës në Mozambik, kriza e emigrantëve në Libi, në kufirin greko-turk, kriza politike e social-ekonomike në Venezuelë.

Indiferenca, egoizmi, ndarja e harresa, nuk janë fjalët që duam t’i dëgjojmë në këtë moment e duam të mos i lejojmë në asnjë kohë” kujtoi Ati i Shenjtë.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows