“Pa panik” Luana Vjollca e kthen në këngë


[ad_1]

Vetëm pak minuta më parë, Luana Vjollca ka lançuar këngën e saj të re të titulluar “Pa panik”.

Titulli i këngës ka përkuar rastësisht me situatën në të cilën ndodhemi, pasi ky projekt është nisur disa kohë më parë dhe duket se ky ka qenë momenti më i përshtatshëm për t’u publikuar.

Luana shfaqet një brune super seksi në këngë dhe e veçanta konsiston në faktin që i gjithë klipi është regjistruar me telefon gjatë një seti fotografik.

Moderatorja ka vendosur të jetë sa më spontante dhe të tregojë prapaskenat argëtuese të këngës së saj, duke u “justifikuar” se për publikimin e një klipi të tillë e ka fajin karantina.

“Klipi eshte i xhiruar me telefon gjate nje seti fotosh per gallate por ja qe une e publikova ?
Se besoj as vet qe e publikova keshtu por karantinimi ka bere punen e vet , jena mire ?

Titulli perkon rastesisht me situaten ku ndodhemi. Te heqim pak mendjen ?”- shkuan Luana krahas postimit.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows