[ad_1]
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, Oscars, ashtu si vitin e kaluar edhe sivjet do të zhvillohet pa një prezantues/e.
Presidentja e rrjetit televiziv ABC, Karey Burke, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.
Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989, edhe pse për vitin e kaluar u vlerësua tejet shumë, duke thënë se rezultoi me një eksperiment të suksesshëm.
Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars.
[ad_2]