[ad_1]
Që prej prime-t të kaluar të “BBv3”, Romeo dhe Meritoni kanë prishur miqësinë e tyre duke u pozicionuar si kundërshtarë brenda lojës, ç’ka ka sjellë një seri debatesh mes tyre dhe jo vetëm.
Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Meritoni dhe Heidi janë përfshirë në një debat, ku Meritoni e këshillon atë që të mos i shohë gjërat shumë emocionalisht, t’i marrë në kuadër të lojës dhe të tregohet e ftohtë.
Gjatë kësaj bisede Meritonin e thirrën në dhomën e rrëfimit. Kaq donte Romeo që të niste ofendimet drejt tij, duke i thënë se “i ka lodhur njerëzit” dhe duke e quajtur atë “një mushkë”.
Meritoni: Heidi shikoji ftohtë gjërat.
Heidi: Jam e ftohtë unë.
Meritoni: Mos i merrni gjërat vetëm personalisht, mendoji në kuadër të lojës të gjitha gjërat. Ji e sinqertë të lutem.
Heidi: Jam e sinqertë në këtë pjesë o Meriton.
Meritoni: Shihi ftohtë gjërat.
Romeo: Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik.
Meritoni: O dallëndyshe.
Romeo: Ik se i lodhe njerëzit.
Meritoni: O mendjemadh!
Romeo: Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je.
The post “O gomar, o mushkë”! Ofendime të rënda mes Romeos e Meritonit appeared first on City Radio 88.0 FM.
[ad_2]