Nuk flet më me Mozzik? Efi Dhedhes sqaron të vërtetën


[ad_1]

Edhe pse dukej se raporti mes tyre ishte shumë i afërt, ditët e fundit është përfolur për një krisje raporti pasi të dy ata nuk ndiqen më në Instagram.

Ish-banorja e “BBV2”, Efi Dhedhes ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në ”Top Arena”, nga ku ka deklaruar se gjërat mes tyre janë po njësoj, duke mohuar të kenë konflikte apo hatërmbetje.

“Unë dhe Mozzik nuk është se flasim gjatë gjithë kohës. Kur na bie rasti për të folur, do flasim. Sa lajme kanë dalë, nuk e di me thënë të drejtën, janë disa personazhe që bëjë follow vetëm veten dhe një tek person, dhe Mozzik më duket se vetëm një person ka a dy se di mirë, vetëm gocën.”

E pyetur nëse është penduar që ka marrë pjesë te videoklipi i tij, Efi tha:

“Jo, absolutisht jo, është super videoklip i bukur dhe mua më pëlqen shumë vetja aty. Kam treguar aftësi dhe për aktrimin.”

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows