[ad_1]
Jeta private e saj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe së fundmi Madonna është kapur mat me një 25-vjeçar.
Këngëtarja është parë në publik me një tjetër të dashur më të ri se ajo, balerinin Ahlmamalik Williams, me të cilin ajo ka një diferencë moshe prej 36 vjetësh.
61-vjeçarja dhe 25-vjeçari u panë teksa po qëndronin në një ballkon hoteli në Miami.
Ahlamalik ka shëtitur botën me Madonnën dhe ka udhëtuar nëpër Evropë, Amerikë dhe Azinë Lindore duke performuar në koncertet e saj.
25-vjeçari filloi të punonte me Madonnën në vitin 2015.
Williams është vetëm një prej shumë të dashurve më të rinj që Madonna, sot 61-vjeçe, ka ndërruar gjatë gjithë jetës së saj. Dhe diferenca në moshë sa vjen e thellohet. Ai është vetëm dy vite më i madh se fëmija i parë i këngëtares, vajza Lourdes që është 23 vjeç.
The post Njihuni me të dashurin më të ri të Madonna-s appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]