Një muaj nga nisja e luftës në Izrael/ Reagon më në fund Bella Hadid


[ad_1]

Bella Hadid është një nga gratë më të njohura me prejardhje palestineze sot në planet. Nga ana e babait të saj, Mohammed Hadid, Bella Hadid është palestineze, ndërsa nga ana e nënës së saj, Yolanda, ajo ka trashëguar prejardhjen holandeze. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur që në dhjetëditëshin e parë të tetorit dhe ndjekësit e modeles në Instagram prisnin që ajo të ishte një nga personazhet e para të famshme që do të postonte për atë që po ndodh sërish në Gazën e shumëvuajtur. Asaj iu deshën disa ditë për të reaguar, por Bella Hadid më në fund foli për të gjitha në një postim të gjatë në Instagram të enjten, 26 tetor.

Përveç tekstit të saj, Bella Hadid postoi një video të një krijuesi palestinez të përmbajtjes duke folur për mënyrën sesi palestinezët kanë mësuar të jetojnë në rrënoja, por në solidaritet. Postimi i saj nisi me një kërkim falje për heshtjen e saj në javët e mëparshme, një heshtje që ishte vënë re nga fansat e saj në mbarë botën.

Që nga fillimi i luftës, Bella Hadid ka pohuar se ka marrë “qindra kërcënime kundër jetës sime çdo ditë” dhe se familja e saj ndihet “në rrezik”, por refuzon të heshtë më.

“Zemra ime rrjedh gjak nga trauma që shoh duke u shpalosur, si dhe nga trauma transgjenerative e gjakut tim palestinez. Duke parë efektet e bombardimeve në Gaza më bën të vajtoj për të gjitha nënat që kanë humbur fëmijët dhe të gjithë fëmijët që kanë mbetur vetëm, të gjithë baballarët, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët, hallat, miqtë e humbur që nuk do të ecin më në rrugë. 

Unë vajtoj për familjet e izraelitëve që duhet të përballen me dhimbjen dhe pasojat e 7 tetorit. Pavarësisht historisë së vendit, unë dënoj sulmet terroriste ndaj çdo qytetari, kudo. Dëmtimi i grave dhe fëmijëve dhe imponimi i terrorit nuk i sjellin dhe nuk duhet t’i bëjnë asnjë të mirë lëvizjes për Çlirimin e Palestinës. Unë besoj thellë në zemrën time se asnjë fëmijë, asnjë njeri askund nuk duhet të ndahet nga familja e tij, përkohësisht ose pafundësisht. Kjo është e vërtetë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, ka shkruar Bella Hadid.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows