Një e paftuar u ngjit në sfilatën e Chanel dhe Gigi Hadid e përballoi me sukses


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ndonëse sfilatat e shtëpive të mëdha të modës gjatë eventeve të ndryshme janë të kuruara në detaje që çdo të jetë perfekte, ndodhin edhe të papritura.

Diçka e tillë ka ndodhur në sfilatën e fundit të Chanel gjatë ‘Javës së modës në Paris”. Një grua është ngjitur në pasarelë dhe ka nisur të sfilojë së bashku me modelet.

Në ato momente në pasarelë ndodhej edhe modelja e njohur Gigi Hadid, e cila e menaxhoi mjaft mirë situatën. Në vend që të alarmohej apo të largohej Gigi, iu afrua gruas dhe nisi të pozonte bashkë me të.

Gjatë këtij momenti Hadid e tërhoqi pas vetes dhe të dyja u larguan pa zhurmë nga sfilata. Megjithatë të pranishmit arritën të filmonin të gjithë situatën e ta publikonin në rrjete sociale.



iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows