Një dalje e rrallë në publik e DiCaprios me babanë e tij


[ad_1]

Leonardo DiCaprio pëlqen ta mbajë familjen larg jetës publike.

Megjithatë, duke qenë se paparacët e përcjellin këmba-këmbës, ndodh që në faqet rozë të arrijnë edhe imazhe të familjarëve të tij.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë të enjtes në Beverly Hills të Los Angelesit, kur aktori është fotografuar në shoqërinë e babait të tij, George dhe një mik të tyrin.

44-vjeçari ka drekuar në një restorant me babanë e tij, ndërsa më pas janë ndarë.

DiCaprio ishte veshur thjesht dhe mbante një kapelë, në mënyrë që sa më pak njerëz ta njihnin, ashtu që të qëndronte i qetë me babanë e tij, i cili është shkrimtar dhe redaktor i njohur në SHBA.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows