Në janar vjen “The Gentleman”, filmi aksion për mbretin londinez të drogës


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Pasi në muajin tetor u publikua paraqitja e parë e shkurtër e filmit “The Gentleman”, tashme fansat mund ta shohin edhe paraqitjen e dytë të shkurtër, ne të cilën shfaqen disa skena interesante.

Në filmin e ri të zhanrit aksion, ylli hollivudian Matthew McConaughey luan rolin e një shefit londinez të marjuanës. Ngjarja zhvillohet rreth bosit të drogës, Mickey Pearson (Matthew McConaughey), i cili përpiqet t’ia shesë dinastinë e tij një miliarderi nga Oklahoma.

Megjithatë, ai përballet me rivalë të shumtë kur përhapet lajmi se po përgatitet të tërhiqet nga biznesi i drogës.

Charlie Hunnam, Henry Golding, Michelle Dockery, Jeremy Strong, Eddie Marsan, Colin Farrell e Hugh Grant, janë disa prej emrave tjerë që do të luajnë në filmin “The Gentleman”

Skenarin dhe regjinë e ka bërë Guy Ritchie, ndërsa premiera amerikane e filmit është caktuar për datën 24 janar të vitit të 2020.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows