Ndahet nga jeta Stoli Beli, spikerja e parë e RTSH!


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare spikerja e parë e RTSH-së Stoli Beli. Ajo ishte edhe gazetarja, redaktorja dhe regjisorja e parë shqiptare.

Në datën 29 prill të vitit 1960, Stoli u shfaq për herë të parë në studion e lajmeve në RTSH. Fjalët e saj të para ishin: “Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar’”.
Gjithashtu spikerja ka pasur lidhje gjaku edhe me moderatoren e njohur Xhemi Shehu. Në një intervistë për një media të shkruar në Shqipëri në vitin 2011, ajo shprehu se Xhemi ëshë vajza e vajzës së vëllai të saj.
Ajo tregon se e ka mbesë shpirti dhe se që të vogël e ka dashur shumë e ruan kujtime të bukura nga ajo.
E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer Stoli për mbesën e saj.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows