Ndahet nga jeta legjenda e kinemasë hollywoodiane, Kirk Douglas


[ad_1]

Është ndarë nga jeta në moshën 103 vjeçare, miti i Hollyëoodit, Kirk Douglas. Lajmi është bërë i ditur nga familja. Në më shumë se 60 vite karrierë, Douglas interpretoi 75 filma, shumë nga të cilët u kthyen në klasikët e kinemasë amerikane, që nga “Spartacus” dhe “Champion”, tek  ” 20,000 Leagues Under the Sea” dhe  “Gunfight at the O.K. Corral”.

Filmi i tij më i fundit ishte në vitin 2004. Në 1996-ën, iu dha çmimi Oscar për karrierën.

Douglas, me emrin e lindjes, Issur Danielovitch, lindi në një familje hebrenjsh bjelloruse që emigroi në SHBA. Legjenda e aktrimit, deri para pak kohësh gëzonte shëndet të mirë pavarësisht një goditje në tru që kishte pësuar në 1996 dhe që i kishte kufizuar aftësinë për të folur. Douglas jetonte bashkë me gruan e tij, 65 vjeçaren Anne Buydens dhe tre djemtë: Michael, Joel dhe Eric.

The post Ndahet nga jeta legjenda e kinemasë hollywoodiane, Kirk Douglas appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows