Motrat Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për Palestinën


[ad_1]

Motrat Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për Palestinën



Motrat e famshme supermodele Bella dhe Gigi Hadid, me origjinë palestinezo-holandeze, kanë dhuruar një milion dollarë për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza, njoftoi përfaqësuesi i tyre.

Organizatat që marrin paratë janë “Heal Palestine”, “Palestine Children’s Relief Fund”, World Central Kitchen dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Shërbimi publik britanik kujton se babai i Bellës dhe Gidi është me origjinë palestineze. Muhammad Anwar Hadid është një manjat në tregun e pasurive të paluajtshme, dhe motrat kanë shprehur më parë mbështetje për njerëzit e prekur nga konflikti, sipas BBC.

Bella Hadid postoi në Instagram në maj se ndihej “e shkatërruar për viktimat palestineze dhe mungesa e empatisë së qeverive botërore për to“.

Donacionet pasojnë një seri fotosh të Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar, ku ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të kuq dhe të bardhë, një veshje tradicionale arabe e lidhur me kulturën palestineze







[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows