Moda sjell Greqinë e lashtë në Paris


[ad_1]

Christian Dior solli në pasarelat e Parisit, Greqinë e lashtë. Me tone të heshtura, ku dominonin tonalitete të goldit, kumbullës dhe të bardhës, modelet të sillnin ndërmend statujat greke.

Stil delikat, fustane të tejdukshme, materiale të buta, modele shumë femërore. Nuk mungonin as detajet, si kapëset qe theksojnë brishtësinë.

“Ne duhet të flasim me një gjeneratë të re të grave, t’ju propozojmë një qasje të re ndaj modës dhe t’ju shpjegojmë se çfarë do të thotë nje qëndrim ndryshe”.

Shfaqja ishte pjesë e Haute Couture, e cila zgjat deri më 23 Janar dhe që prezantohen krijimet me dorë të elitës së stilistëve gjatë javës së modës në Paris.

The post Moda sjell Greqinë e lashtë në Paris appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows