Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus, që prej disa muajsh ka nisur lidhjen e saj të re me atë që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson. Ditën e sotme Cody feston ditëlindjen (22 vjetori) dhe nuk kishte si të mungonte një dhuratë nga këngëtarja.
Për shkak të angazhimeve të saj në punë, Miley nuk mundet të jetë e pranishme në ditëlindjen e të dashurit. Megjithatë me anë të një postimi në Instastory ajo ka treguar dhuratën që i ka blerë. Këngëtarja i ka dhuruar atij një çantë të personalizuar me logon e Prince Neptune, e cila me siguri i ka pëlqyer shumë. “Nuk do të jem me princin në ditëlindjen e tij kështu që më duhej t’i jepja dhuratën e tij më parë”, shkruan Miley krahas fotos.