Vitet kalojnë dhe misteri për shëndetin e tij sa vjen e shtohet.
Michael Schumacher është padyshim një legjendë e sportit botëror. Gjermani feston sot ditëlindjen e tij të 51 dhe siç ka ndodhur në gjashtë vitet e fundit, ish kampioni i botës në Formula 1 “e pret” në krevat.
Aksidenti gjatë skijimit në Meribel mbrëmjen e 29 dhjetorit 2013 ka lënë pasoja të mëdha te 7 herë kampioni i botës. Goditja me një masiv dëbore e la në gjendje kome.
Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore aktuale e Schumacher, me familjarët dhe miqtë e tij që kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të mediat dhe publikut.
Schumacher u bë i njohur gjatë drejtimit të Ferrarit, me skuderinë italiane që bëri historinë në Formula 1. Me “kokëkuqen”, gjermani fitoi 5 kampionate radhazi, teksa më parë kishte fituar titullin me Mild Seven Benetton Ford dhe Mild Seven Benetton Renault.