Mes Borës dhe Megit, kë zgjedh opinionistja e “Për’puthen”?


[ad_1]

Mes Borës dhe Megit, kë zgjedh opinionistja e “Për’puthen”?



Për’puthen” është padiskutim një ndër emisionet më të ndjekura të dashurisë, ku djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta.

Ndërkohë programit, i cili është moderuar nga Megi Pojani, e shoqëruar nga tre opinionistët, Neda Balluku, Aulona Musta dhe Kastro Zizo i ka ardhur fundi për këtë sezon.

Gjatë puntatës mbyllëse, tre opinionistët janë gjendur para disa pyetjeve nga ana e publikut, të cilët kanë dhënë përgjigjet e epike për rrugëtimin e këtij sezoni.

Një nga pyetjet e dërguara nga publiku që i është drejtuar Nedës kishte të bënte me faktin se cilën nga drejtueset e programit, mes Megit, Borës dhe Orit ajo do të zgjidhte.

“Më mirë me Orin, Borën apo Megin?”, ishte pyetja e bërë nga ana e publikut.

“Më mirë me Megin. Në radhë të parë mendoj se jemi bërë një skuadër me kompakte. Mendoj që kemi qenë një skuadër, të gjithë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri por jemi përputhur shumë mirë”, është shprehur Neda.







[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows