Merr fund gjithçka! Media spanjolle zbulon fituesin e “Topit të Artë”


[ad_1]

Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë të vitit 2019-të.

Lajmi publikohet nga MundoDeportivo, gazeta katalanase që qëndron shumë pranë klubit të Barcelonës. Sipas gazetës në fjalë, në cermoninë që do të mbahet në datën 2 dhjetor, trofeu do të shkojë në duart e Lionel Messit i cili do të bëjë të tijin Topin e Artë të 6-të në karrierë.

MundoDeportivo është e sigurtë në atë që thotë pasi shpjegon faktin se të hënën të dërguarit e France Football kanë qenë të pranishëm në Barcelonë, për intervistën dhe fotot e rastit me fituesin. Nga klani i Messit nuk e konfirmojnë lajmin por as nuk e përgënjeshtrojnë. Për Topin e Artë, Messi është në garë me emra të tillë si Cristiano Ronaldo, Virgil Van Dijk apo Allison e Sadio Mane.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows