Meksika zgjedh presidenten e parë grua


[ad_1]

Meksika zgjedh presidenten e parë grua



Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike. Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se sipas rezultateve paraprake, ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi rreth 60% të votave në zgjedhjet e së dielës. Në këtë mënyrë, ajo mposhti rivalen e saj kryesore, biznesmenen Xóchitl Gálvez Xóchitl Gálvez.

Sheinbaum do të zëvendësojë presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 Tetor. Gjatë fushatës, Sheinbaum ka premtuar vazhdimësi duke thënë se ajo do të ndërtojë mbi përparimet e bëra nga ana e Lopez Obrador.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: Unë nuk do t’ju zhgënjej. Mbështetësit e saj po festojnë në Zócalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexohet “Claudia Sheinbaum, presidente”.

Në vitin 2018 ajo u bë kryetarja e parë femër e qytetit të Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për president







[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows